Ministri per Kosoven ne qeverine serbe, Goran Bogdanovic ka deklaruar se per Beogradin plani i Ahtisarit eshte plotesisht i papranueshem, si nga ana politike, ashtu dhe ajo teknike.

“Ky dokument asnjehere nuk eshte shqyrtuar ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se dhe me permbajtjen dhe propozimin per pavaresine e mbikeqyrur te Kosoves shkel te gjitha normat nderkombetare, si dhe cenon integritetin territorial te Serbise”, ka pohuar Bogdanovic.

Sipas ministrit serb, plani ne fjale asnjehere nuk mund te pranohet pjeserisht, ndersa pjesa teknike dhe politike e tij nuk mund te ndahen.

Reagimi i Bogdanovic erdhi pas deklarates se sekretarit te shtetit per Kosoven, Oliver Ivanovic, se disa pjese teknike te planit mund te pranohen nga Beogradi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA