Athine, edhe sot protesta nga banoret myslimane
29/05/2009 21:50
Edhe sot ne Athine jane zhvilluar protesta nga banoret myslimane, qe kerkojne respektimin e te drejtave fetare.
Manifestimi ne qender te kryeqytetit helen eshte mbikeqyrur rreptesisht nga policia dhe ka vijuar pa incidente.
Protestat e banoreve myslimane ne Athine nisen pasi nje agjent policie ushtroi dhune ndaj njerit prej tyre dhe me pas grisi nje Kuran qe personi ne fjale e mbante me vete.
Top Channel