Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci duke komentuar anulimin e vizites se presidentit Sejdiu ne Maqedoni, i ka bere thirrje Shkupit qe te mos ndikohet nga politikat e mbrapshta te Beogradit.

“Shkupi zyrtar duhet te largohet nga ndikimi i politikes se mbrapshte te Serbise ne raport me Kosoven”, ka deklaruar Thaci, i cili ka vleresuar vendimin e Sejdiut.

“Vendimi i presidentit per anulimin e vizites se parashikuar per sot ne Shkup eshte vendimi me i drejte qe ka marre Sejdiu”, ka theksuar Thaci.

Kryeministri ka shtuar me tej se kjo qe ndodhi nuk do t’i ftohe marredheniet dypaleshe mes Maqedonise dhe Kosoves.

Top Channel