Qeveria e Maqedonise ka shprehur keqardhjen e saj per anulimin e vizites se presidentit kosovar Fatmir Sejdiu, duke shprehur shpresen se kjo ngjarje nuk do te ndikoje ne marredheniet mes dy vendeve.

“Shpresojme se takimi mes presidentit te Maqedonise dhe atij te Kosoves do te mbahet se shpejti dhe se ajo qe ndodhi nuk do te ndikoje ne raportet me Kosoven, vend mik dhe partner i Maqedonise”, thuhet ne nje komunikate te qeverise maqedonase.

Ekzekutivi i Shkupit ka shprehur besimin se bashkepunimi mes dy vendeve do te vazhdoje dhe se procesi i demarkacionit te kufirit do te perfundoje ashtu sic eshte parashikuar.

Top Channel