SHBA: Mbeshtetje Kosoves ne sundimin e ligjit
28/05/2009 18:25
Ambasadorja ne ikje e Shteteve te Bashkuara ne Prishtine, Tina Kajdanov ka deklaruar sot se Uashingtoni zyrtar eshte i perkushtuar qe te ndihmoje Kosoven ne fushen e sundimit te ligjit.
“Sic e beri te qarte edhe zevendespresidenti Biden, ne jemi te angazhuar te ndihmojme Kosoven ne forcimin e institucioneve qe kane nje rol thelbesor ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut”, ka pohuar Kajdanov.
Keto komente diplomatja amerikane i beri gjate nje ceremonie ku institucioneve te Kosoves iu dhurua nje ndihme financiare prej 430 mije dollaresh.
Top Channel