Pozita dhe opozita ne Kosove kane pershendetur vendimin e presidentit Sejdiu per te anuluar viziten ne Maqedoni.

Perfaqesues nga PDK dhe LDK theksuan sot se kreu i shtetit mori nje vendim te drejte, duke pasur parasysh mungesen e nje pritjeje zyrtare per te nga autoritetet e Shkupit. Edhe partite opozitare ne Kosove, AAK dhe AKR, kane perkrahur vendimin e presidentit.

Ata thone se Sejdiu ka treguar dinjitet, ua ka bere te qarte maqedonasve se Kosova eshte shtet. Presidenti anuloi dje ftesen e homologut maqedonas Gjorgje Ivanov, pasi Shkupi njoftoi se nuk do ta priste me ceremoni shteterore dhe se flamuri i Kosoves nuk do te ngrihej.

Top Channel