Obama emeron ambasadorin e ri ne Kosove
28/05/2009 11:30
Presidenti amerikan Barack Obama dekretoi emerimin e ambasadorit te ri te SHBA-se ne Kosove. Christopher William Dell do te zevendesoje ne detyre paraardhesen e tij Tina Kajdanov.
Dell ka sherbyer si zv/shef i misionit amerikan ne Afganistan, qe prej vitit 2007, si dhe ka qene ambasador ne Angola dhe Zimbabve. Ai ka qene edhe shef i misionit ne Kosove ne vitet 2000-2001.
Dell behet ambasadori i dyte amerikan, qe pas hapjes se ambasades amerikane ne Prishtine. Presidenti Obama ka emeruar edhe ambasadoret e rinj ne France, Britani, Danimarke dhe Islande, qe duhet te konfirmohen ne Senat.
Top Channel