
Kosova eshte e interesuar te behet pjese e te gjithe mekanizmave nderkombetare, perfshire ketu edhe Organizaten e Konferences Islamike.
Keshtu deklaroi presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ne nje konference per media, nje dite pas miratimit te rezolutes per Kosoven nga 57 vendet anetare te organizates se konference islamike.
“Kosova eshte e interesuar te jete anetare e mekanizmave nderkombetare gjithmone. Ne statutin e organizates se Konferences islamike ekziston nje dispozite se anetare te konferences islamike mund te jene vetem vendet anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara”, eshte shprehur Sejdiu.
Krahas pritjeve per njohje te reja, autoritetet ne Kosove, paralajmeruan intensifikim te punes lobuese tek vendet islamike te cilat ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.
“Me miratimin e kesaj rezolute e cila ka referenca shume te qarta ne kushtetuten e shtetit tone, Republika e Kosoves ka hyre ne axhenden pozitive edhe te organizates te konferences islamike”, tha Thaci.
Deri tani nga 57 vendet anetare te Organizates Konferences Islamike, 13 prej tyre e kane njohur pavaresine e Kosoves.
Top Channel