Policia e Kosoves bllokoi te henen pasdite ne nje pike kufitare me Serbine, nje kamion qe transportonte pajisje te UNMIK-ut dhe qe kishin si destinacion Ukrainen.

Burime zyrtare brenda policise konfirmuan se policia kufitare ne piken e Merdares qe lidh kosoven me Serbine, bllokoi kamionin, pasi drejtuesit e tij nuk respektuan procedurat paraprake shteterore per te kaluar nga nje shtet ne tjetrin.

Mesohet se autoritetet e UNMIK-ut nuk kane marre leje nga ministria e puneve te Brendshme, nuk kane kerkuar percjellje policore dhe nuk posedonin leje nga shefi Lamberto Zanier.

Anashkalimi i autoriteteve shteterore ne kete rast, irritoi Ministrine e Puneve te Brendshme, e cila ndersa ka komunikuar me perfaqesuesit e UNMIK-ut, ka urdheruar moslevizjen e kamionit me pajisje, derisa te qartesohen arsyet e mosmarrjes se lejes.

Top Channel