Greqi, konfirmohet rasti i dyte me gripin A
26/05/2009 18:45
Autoritetet greke kane konfirmuar zyrtarisht pasditen e sotme rastin e dyte te prekjes se njeriut nga gripi i derrave.
Sipas informacioneve te mediave lokale, personi i dyte i infektuar nga virusi eshte nje student.
Ai eshte vendosur ne karantine, nderkohe qe njerezit qe kane qene ne kontakt me te u jane nenshtruar analizave mjekesore.
Top Channel