Avokatet e Karaxhic: Te shpallet i pafajshem
25/05/2009 10:35
Avokatet e ish-udheheqesit serbo boshnjak, Radovan Karaxhic do t’i kerkojne Gjykates se Hages shpalljen e pafajesise se klientit te tyre.
Ata kane paralajmeruar nje konference per shtyp jashte Gjykates ku pritet ta mbeshtesin kerkesen e tyre ne nje marreveshje qe gjoja Karaxhic ka patur me ish-te derguarin amerikan ne Bosnje, Ricard Hollbruk. Marreveshje, qe ne fakt eshte hedhur poshte nga diplomati amerikan.
Por Karaxhic pretendon se Hollbruk ishte i autorizuar nga OKB-ja ne vitin 1996, kur i premtoi atij imunitet nga ndjekja penale nese do te largohej nga politika. Karaxhic i ka kerkuar OKB-se dokumenta qe mbeshtesin kerkesen e tij.
Top Channel