Biznesmeni shqiptar Isuf Azizi, keshilltar i Partise Per Veprim Demokratik te Riza Halimit ne Kuvendin e Komunes se Presheves eshte ekzekutuar nga persona ende te panjohur.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22.30 minuta ne Rahovice te Presheves, ne oborrin e shtepise se tij. 42-vjecari, baba i pese femijeve ishte nje figure e njohur jo vetem per angazhimin politik por dhe aktivitetin si biznesmen.

Ai ishte drejtori i kompanise Valoni Petrol ne Prishtine dhe Presheve. Nderkohe vazhdojne hetimet per zbardhjen e kesaj vrasjeje.

Top Channel