Prokuroria per krime lufte ne Serbi ka deklaruar sot se shpreson qe te marre ne pyetje ministrin kosovar Fatmir Limaj, per akuzat e ngritura ndaj tij.

“Nga UNMIK dhe EULEX do te kerkojme qe te na mundesohet nje bisede me Limaj, pasi si minister ai ka imunitet”, ka deklaruar zedhenesi i prokurorise Bruno Vekaric.

Ai ka shtuar se prokuroret serbe jane te gatshem te shkojne edhe ne Prishtine dhe te marrin nje deklarate nga ministri i Transporteve.

Nga ana e tij, Limaj i ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Beogradi per krime lufte.

Top Channel