
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi se Kosova eshte e perkushtuar per bashkejetese mes komuniteteve dhe per faktor paqeje ne rajon.
Ne nje fjalim para kuvendit te Kosoves, ne nje seance historike me rastin e pranise atje te zevendespresidentit amerikan, Joe Biden, Sejdiu shprehu gadishmerine qe Kosova te vazhdoje punen e saj per vlerat dhe standartet nderkombetare.
“‘Miku i mire ne dite te veshtira’, eshte nje shprehje e popullit tone. Ne e dime shume mrie se cilet kane ndihmuar Kosoven dhe do t’ju jemi perhehere mirenjohes”, u shpreh Sejdiu.
Presidenti deklaroi se zv/presidenti Biden eshte nderuar per Medaljen e Arte te Lirise, fjali e cila u prit me ovacione ne sallen e kuvendit.
Po ashtu edhe kryeministri Hashim Thaci shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e padiskutueshme qe kane dhene Shtetet e Bashkuara te Amerikes per pavaresine e Kosoves dhe zhvillimin e saj.
“Ka ardhur koha qe ne te punojme ende me shume per t’ju shperblyer ju per ndihmen qe na keni dhene. Ne do te vazhdojme me qeverisje te mire dhe luftim te dukurive negative”, u shpreh Thaci.
Sipas tij, Kosova eshte e bindur ne rrugen e saj per integrim ne NATO dhe BE.
Nga ana e tij kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi e vleresoi viziten e zv/presidentit amerikan, Biden si historike dhe qe percjell nje mesazh te fuqishem te Shteteve te Bashkuara per Kosoven.
Krasniqi theskoi se Kosova eshte ne partnere e demokracise moderne ne nje shoqeri shumeentike te lire dhe te sovrane.
Top Channel