Nimic, muajin e ardhshem ne Shkup e Athine
20/05/2009 16:50
I derguari i posacem i OKB-se per ceshtjen e emrit, Metju Nimic do te udhetoje ne muajin qershor ne Athine dhe Shkup per te diskutuar me autoritetet lokale mbi kontestin ne fjale.
Lajmin e bejne te ditur mediat greke, sipas te cilave Nimic do te zbrese ne kryeqytetin grek pas dates 7 qershor, pasi te jene zhvilluar edhe zgjedhjet evropiane.
Sipas burimeve, negociatori do te njihet me qendrimet e dy paleve per zgjidhjen e ceshtjes qe po mban peng anetaresimin e Maqedonise.
Kohet e fundit jane shtuar edhe deklaratat e lidereve nderkombetare per zgjidhjen sa me shpejt te ketij kontesti.
Top Channel