Haradinaj: Vizita e Biden, historike
20/05/2009 15:45
Kryetari i partise AAK, Ramush Haradinaj e ka cilesuar si historike viziten e nenpresidentit amerikan Joe Biden ne Kosove.
Sipas Haradinajt, kjo vizite rikonfirmon mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara ndaj pavaresise dhe formimit te shtetit te Kosoves.
“Kete vizite ne e konsiderojme nje mbeshtetje per Kosoven dhe si pergjegjesi shtese per procesin e ndertimit te shtetit tone, ku sundimi i ligjit dhe respektimi i te drejtave te njeriut duhet te jene udherrefyesi i institucioneve”, eshte shprehur Haradinaj.
Top Channel