
Komiteti Drejtues per zgjidhjen e ceshtjes se kampeve te komunitetit rom ne veri te komunes se Mitrovices, mblidhet sot per te diskutuar rreth mundesive te zgjidhjes se ketij problemi.
Ne takim do te jene te pranishem ministri i Shendetesise, Alush Gashi, Sasa Rasic, minister per Kthim dhe Komunitete, Shapi Muja, keshilltar i kryeministrit dhe koordinator i Komitetit Drejtues per zgjidhjen e ceshtjes se kampeve te komunitetit rom, Bajram Rexhepi, kryetar i Komunes se Mitrovices, si dhe perfaqesues nga Zyra Civile Nderkombetare ne Kosove, Zyra Nderlidhese e BE-se, UNHCR dhe USAID.
Ceshtja e romeve te vendosur ne kampet e veriut te vendit eshte shnderruar ne nje ceshtje nderkombetare, e trajtuar si humanitare. Ajo ka zene vend ne raportin e UNHCR-se per Kosoven.
Top Channel