Torturat, Pelosi: CIA me genjeu

15/05/2009 09:30

Publikimi i fotove dhe fakteve mbi torturat e perdorura nga CIA ne burgjet e te dyshuarve per terrorizem, ka vene ne pozicion te veshtire edhe kryetaren e dhomes se perfaqesuesve, Nensi Pelosi.

Ajo tha se CIA e kishte keqinformuar mbi praktikat e ashpra te marrjes ne pyetje te te dyshuarve. Per here te pare Pelosi ishte njoftuar ne vitin 2003 nga nje ndihmes i saj se CIA  kishte thene ne kongres se ishte perdorur metoda “waterboarding” gjate marrjes ne pyetje te te burgosurve.

Por ndryshe nga CIA, ajo kembenguli se nuk ishte informuar per kete metode nga zyrtare te agjencise gjate nje konference ne shtator 2002. Sipas Pelosi-t, ajo ishte ne dijeni se teknikat ishin miratuar, por jo qe ishin perdorur nga CIA.

Kreu i dhomes se perfaqesuesve kerkoi ngritjen e nje komisioni per te zbuluar te verteten. Megjithate, ende eshte e paqarte perse Pelosi nuk i kundershtoi metodat e marrjes ne pyetje dhe deshtoi ne sqarimin e situates.

Top Channel