Stuhi rere ne Kine, probleme me frymemarrjen
24/04/2009 12:25
Kina veriore eshte perfshire nga nje stuhi rere, e shtata ne kete vend qe prej fillimit te vitit dhe e cilesuar si me e forta.
Rera e sjelle nga shkretetira nga era e forte po shkakton probleme me frymemarrjen tek njerezit dhe kaos ne levizjen e automjeteve. Ne disa zona ne provincat Gansu, Ningxia, Xinjiang, shikueshmeria eshte shume e ulet, deri ne me pak se 100 metra.
Ne Xinjiang jane mbyllur autostradat dhe jane pezulluar fluturimet drejt Gansu. Stuhite e reres, tashme te zakonshme vitet e fundit, sipas eksperteve jane pasoje e prerjes se pyjeve.
Top Channel