Tajlande, terhiqen protestuesit antiqeveritare

14/04/2009 08:45

Protestuesit antiqeveritare te ndodhur nen rrethimin e forcave tajlandeze te sigurise, kane filluar te terhiqen.

Qe prej mbremjes se djeshme ata ishin grumbulluar prane nderteses se qeverise ne Bangkok. Vendimi per te braktisur zonen qe e mbanin te pushtuar prej tre javesh eshte marre mengjesin e sotem dhe eshte njoftuar nga njeri prej drejtuesve te protestes.

Edhe disa deshmitare konfirmuan terheqjen e protestuesve kemishekuq. Nderkaq, kryeministri i Tajlandes, Abhisit Vejjajiva deklaroi se situata ne kryeqytet tashme eshte nen kontroll. Ai mohoi zerat se ushtria kishte vrare disa protestues, megjithese eshte raportuar per dy viktima nga perleshjet.

Dhjetera protestues, mbeshtetes te ish-kryeministrit Thaksin Shinauatra, u perleshen ditet e fundit me trupat e ushtrise. Gjate terheqjes protestuesit lane ne rruget kryesore autobuse qe digjeshin dhe pirgje me goma makinash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA