
Publikohet fotoja e “turistit” Vladimir Putin, bashke me Ronald Reagan, ne sheshin e Kuq ne Moske.
Nuk eshte histori e trilluar, por eshte ajo qe ka ndodhur realisht ne pranveren e 1988, kur asokohe presidenti i SHBA-se ishte ne Moske ku u takua me kryeministrin komunist, Mikhail Gorbaciov.
Ne shesh bashke me disa qytetare te tjere ishte edhe nje djalosh i ri, bjond, me nje aparat fotografik me vete, i cili pyet presidentin Reagan per te situaten e te drejtave te njeriut ne SHBA.
Sipas revistes “Foreign Policy” dhe mediave te tjera nderkombetare, ai djaloshi bjond, nuk ishte tjeter njeri, vecse, Vladimir Putin, kryeministri aktual rus, i cili i kamufluar si turist qe kaloi rastesisht ne ate zone, ishte me mision si agjent i KGB-se.
Ka shume mundesi qe sherbimi sekret sovjektik, kishte pergatitur gjithe kete skenar, per te vene ne veshtiresi politikanin konservator amerikan.
Fotoja u realizua ne ate kohe nga Pete Souza, fotografi aktual i presidentit Obama, i cili ne 1988 ka qene reporter dhe pjese e eskortes se gazetareve dhe fotografeve qe shoqeronte Reagan ne udhetimet e takimet e tij.
Fotoja tregon ne plan te pare Reagan, qe i shtrengon doren nje femije rus. Pas shpatullave te tij, duket qarte agjenti Putin.
Ndodhte shpesh, qe ne ish-Bashkimin Sovjektik, ne momentin kur vinin lidere nga vende jashte orbites komuniste, agjentet e KGB-se hiqeshin si kalimtare ose turiste dhe u benin pyetje lidereve nderkombetare.
Kjo ishte nje menyre per te impresionuar politikanet e huaj dhe per t’u treguar atyre se sa “i hapur dhe i zhvilluar” ishte ky vend socialist.
Vete fotografi Souza, i intervistuar nga “National Public Radio” tregoi se sa u habit kur degjoi pyetje te tilla te bera nga turiste te rastit dhe i kerkoi nje agjenti sekret amerikan disa shpjegime.
“Eshte e pabesueshme qe turistet ne Bashkimin Sovjetik i bejne pyetje kaq te veshtire presidentit amerikan”, pati pyetur ne ate kohe Souza agjentin. Ky i fundit ia preu shkurt: “Nuk jane turiste, por te aferm te spiuneve ruse”.
Pergenjeshtrimi
Pak ore pas shperndarjes se fotos, mberriti edhe pergenjeshtrimi i Moskes permes analistit politik Andrey Piontkovsky.
Ky personazh, i cili eshte edhe biografi personal i Putin, sqaroi se ne foto nuk eshte Putin, pasi ai ne ate kohe ishte ne Dresda, larg Moskes, dhe nuk kishte nje rol te rendesishem.
Top Channel