
Trupat e pajete te kater studenteve jane nxjerre nga germadhat e nje konvikti ne Akuila te Italise, i shembur per shkak te termetit.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, te cilat iu referohen autoriteteve lokale. “Eshte nje tragjedi te mendosh qe studentet mund te vdesin keshtu. Eshte nje vuajtje e vertete”, ka deklaruar rektori i Universitetit te Akuilas, Ferdinando Di Orio.
Trupat e studenteve u nxorren nga germadhat pak momente pasi u ndje nje tjeter termet me fuqi 3.3 grade te shkalles Rihter, por qe per fat te mire nuk shkaktoi deme.
Nderkohe, kryeministri italian Silvio Berlusconi, para se te largohej nga Akuila ka vizituar fushen me cadrat ku jane strehuar te mbijetuarit e termetit. “Mos u shqetesoni, nuk do t’ju leme vetem. Rindertimi do te jete i shpejte”, u ka thene kryeministri te pastreheve.
Top Channel