Ambasadori William Walker, ne nje simpozium te organizuar nga Akademia Shqiptaro-Amerikane me qender ne Washington, ka vleresuar se qeveria e Kosoves nuk ka bere sa duhet per diasporen.

Nje vit pas shpalljes se pavaresise, ka thene ai, Prishtina zyrtare nuk ka bere sa duhet per te vendosur lidhje me diasporen.

“Komunitete shqiptare ka sot ne mbare Shtetet e Bashkuara dhe bizneset e tyre nuk jane me vetem restorantet. Gjithashtu shqiptare te Kosoves ka ne thuajse te gjitha shtetet e Evropes, perfshi, Greqi, Itali, France, Britani, por cuditerisht qeveria e Prishtines nuk eshte ne gjendje t’i joshe njerezit e afte. Ka shume pjesetare te ketyre komuniteteve ne diaspore, te shkolluar, avokate, ekonomiste, inxhiniere, mjeke, profesore, me shume pervoje, qe me te vertete duan te kthehen per te ndihmuar vendin e tyre”, eshte shprehur ambasadori.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA