Tensionohen marredheniet mes Athines dhe Ankarase. Shkak jane bere planet e Turqise per manovra ushtarake detare dhe ajrore, nje pjese e te cilave do te zhvillohen, sipas pretendimit te qeverise greke brenda hapesires dhe ujrave territoriale greke ne Egje.

Stervitja do te zhvillohet ne 15 diteshin e dyte te muajit mars.

Njoftimi i Ministrise se Brendshme turke ka percaktuar me ngjyre gri territorin ku do te zhvilloje stervitjen.

Athina ka protestuar ashper duke e cilesuar cenim te sovranitetit, por turqit nuk kane ndermend te terhiqen. Ne harten ushtarake turke, keto zona jane perfshire si pjese e manovrave ushtarake, dhe perbejne nje nga motivet e perplasjeve te shpeshta te dy vendeve.

Ne stervitje jane ftuar edhe trupa te huaja, nderkohe qe Ministria e Jashtme greke ka kerkuar pezullimin e stervitjes.

Per kete rast duket se ka patur shqetesim edhe ne BE dhe Departamentin Amerikan te Shtetit, madje ceshtja do te diskutohet edhe ne takimin qe sekretarja Hillary Clinton do te kete ne Washington me ministren e Jashtme greke Dora Bakojanis.

Gjate dy muajve te fundit jane shenuar incidente te rrezikshme mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA