Maqedonia pergatitet te shkoje ne kutite e votimit per te zgjedhur presidentin dhe drejtuesit e pushtetiti lokal. Te vleresuara nga perendimi si nje test i rendesishem, qeveria ka deklaruar marrjen e masave te forta per te siguruar mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve pa incidente.
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska tha se policia eshte e gatshme per te siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike. Rreth 100 kuadro te policise jane trainuar per te penguar perpjekjet per prishjen e procesit zgjedhor.
Ministrja u beri thirrje partive politike, komisioneve zgjedhore dhe qytetareve te japin kontributin e tyre per mbajtjen e zgjedhjeve te qeta. Edhe ambasadori i BE-se ne Shkup, Ervan Fuere, tha se partite duhet te shprehin vullnetin per realizimin e zgjedhjeve demokratike. “Nese kjo do te ndodhe, do te jete nje hap i madh drejt proceseve integruese”, tha ai.
Top Channel