Moti i keq ka shkaktuar edhe viktima ne Ballkan. Tre persona kane gjetur vdekjen si pasoje e motit te keq ne Serbi.
Ne qytetin e Pozarevacit u gjeten te vdekur ne banesen e tyre nje cift, ndersa trupi i pajete i nje burri u gjet ne rajonin malor Sjenica ne jugperendim te vendit. Temperaturat pesuan nje ulje deri ne minus 15 grade Celsius.
Pjese te autostrades qe lidhin kryeqytetin Beograd me qytetin e Nishit jane mbyllur, ndersa shume fshatra ne pjesen qendrore te vendit jane te izoluar nga debora. Rruget qe lidhin Beogradin me kufirin rumun jane mbyllur.
Nderkaq, ne Malin e Zi dhjetera rruge lokale jane mbyllur, ndersa vazhdon puna per rikthimin e energjise ne qytetin e Ulqinit pas nje defekti. Aeroporti i Podgorices u rihap per udhetaret per here te pare pas dy ditesh.
Top Channel