“Serbet e Kosoves kane nisur ta pranojne gradualisht planin Ahtisari”. Deklarata eshte bere nga perfaqesuesi i  Zyres Civile Nderkombetare ne Mitrovice (ICO), David Slin, institucionit qe vezhgon zbatimin e planit.

“Serbet qe jetojne ne Mitrovice kane reaguar pozitivisht ndaj pjeses se planit per krijimin e nje shoqerie shumetnike ne shtetin e ri”, tha Slinn.

Sipas tij, zyra e drejtuar nga Piter Feith ka mbyllur shume pune ne kete zone vitin e kaluar dhe jane shenuar reagime pozitive nga serbet, qe pas shume keqinterpretimesh, kane pare te mirat qe ofron ky plan.

Gjate nje vizite nje dite me pare ne Mitrovice, shefi i zyres civile nderkombetare ne Prishtine, Piter Feith, tha se per Mitrovicen dhe Kosoven nuk ekziston asnje plan tjeter, vec atij te Ahtisarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA