Nje batute e kryeministrit cek, Mirek Topolanek, ka ngritur nje furtune te vertete politike ne vend.
Teksa po prisnin fillimin e nje seance, ne perpjekje per te shtyre kohen, ministri i Mbrojtjes deklaroi mobilizimin e ushtrise. “Trupat e armatosura jane mobilizuar, mos u habisni kur te shikoni tanke ne qytet”, tha ministri, fjala e te cilit u pasua nga deklarata e kryeministrit qe tha se kishte shpallur gjendjen e jashtezakonshme.
“Vendosa te shpall gjendjen e jashtezakonshme”, tha me te qeshur Topolanek, nderkohe qe pas kesaj opozita ceke u revoltua.
Ngjarja ka bere buje, jo vetem ne shtypin vendas, po edhe ne ate nderkombetar.
Socialdemokratet ne opozite reaguan ashper duke thene se me keto deklarata ulet reputacioni i parlamentit.
Top Channel