Ministri serb per Kosoven ne qeverine e Serbise, Goran Bogdanovic, nuk ka mundur te hyje Kosove. Qeveria e Kosoves nuk i ka dhene pelqimin UNMIK-ut qe Bogdanovic te vizitoje Kosoven.
Qeveria gjithashtu nuk i ka ofruar siguri, me arsyetimin se ai duhet t’i beje kerkese zyrtare institucioneve te Republikes se Kosoves, bashke me axhenden. “Ne nuk i kemi dhene pelqimin dhe kemi kerkuar t’u drejtohet institucioneve me kerkese dhe axhende, perndryshe do te kthehet prapa. Nese insiston te hyje pa leje dhe me persona te armatosur do te arrestohet”, ka thene zv/kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci.
Zedhenesja e EULEX-it, Kristiina Herodes, tha se neqe nuk eshte marre pelqimi i institucioneve te Kosoves, vizita eshte anuluar. Policia ishte urdheruar nga ministria e Puneve te Brendshme qe t’i ndalohej hyrja ne Kosove Bogdanovicit.
Top Channel