Sejdiu nis viziten ne SHBA
20/02/2009 11:35
Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu niset sot per nje vizite ne SHBA. Ai do te mbaje nje fjalim ne Universitetin Shteteror te Arizones, i cili e ka dekoruar me cmimin prestigjioz Lidership Global.
Me pas Sejdiu do te udhetoje per ne Washington, ku bashke me kryeministrin Thaci dhe me ministrin e Jashtem Hyseni do te takohen me Sekretaren Amerikane te Shtetit, Hillary Clinton.
Vizita e presidentit kosovar sipas zyres se tij te shtypit, do te vazhdoje deri me 2 mars, ndersa gjate kesaj kohe ai do te kete takime me shume personalitete.
Top Channel