Prishtina hedh perseri poshte kerkesen e Beogradit per planin gjashtepikesh te propozuar nga OKB.

Ndonese kreret politike te Beogradit kerkuan nga Kombet e Bashkuara qe te zbatohet plani i Sekretarit Ban Ki Moon per rikonfigurimin e pranise civile nderkombetare ne Kosove, udheheqesit ne Prishtine thane se ky plan nuk ekziston me per institucionet e vendit.

Kryeministri Thaci perseriti se plani nuk eshte pjese e axhendes se qeverise se tij dhe kerkoi nga mediat qe ta harrojne kete plan.

Nje dite me pare shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier diskutoi me autoritetet ne Beograd mundesine e hapjes se bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise per ceshtjet e interesit te perbashket.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA