Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hop Schefer ka shprehur shqetesimin e tij per shkak te kontestit kufitar midis Sllovenise dhe Kroacise dhe i ka bere thirrje Lubjanes zyrtare qe te krijoje mundesine qe Kroacia bashke me Shqiperine te behen anetare te Aleances ne samitin e muajit prill ne Strasburg dhe ne Kell.

Sekretari NATO–s ka terhequr verejtjen se nuk duhen lidhur kontestet te cilat nuk kane lidhje te drejtperdrejt me ceshtjen e anetaresimit ne NATO, duke nenvizuar se Sllovenia eshte nje shtet demokratik.

Ne diten e dyte dhe te fundit te samitit informal te NATO-s, pjesemarresit jane fokusuar ne ceshtjet e strategjise se re te Aleances.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA