Shefi i diplomacise ruse, Sergei Lavrov ka reaguar pas deklarates se kryeministrit Thaci, sipas te cilit edhe Rusia do ta njohe shtetin e Kosoves.

Lavrov u shpreh se Moska nuk ka ndryshuar qendrim persa i perket ceshtjes se Kosoves dhe se ende mbeshtet sovranitetin dhe integritetin territorial te Serbise. Komentet u bene ne nje konference shtypi pas takimit me homologun serb Vuk Jeremic.

“Besoj se Thaci eshte konfuz me deshirat dhe realitetin ku jeton. Ai nuk ka kompetence per te bere nje deklarate te tille per Federaten Ruse”, shtoi Lavrov.

Sipas tij, Rusia mbeshtet ende rezoluten 1244 te OKB-se per Kosoven. Moska, tha Lavrov, nuk eshte terhequr nga perkrahja e Serbise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA