Rutte vizitë zyrtare në Shkup, ekstremistët nacionalistë në opozitë e presin në Kuvend me pankartë “NATO vret për përfitim”
Ku do te jene kosovaret ne vitin 2015? Kjo pyetje nxjerr shifra shqetesuese te jeteses se banorve te Kosoves, bazuar ne statistikat e UNDP-se.
Ne Kosove 44% e popullates kalon me vetem 1.25 euro ne dite. Po ashtu 44% e popullates jane te pa pune.
52 ne 100 mije banore jetojne me semundje te tuberkulozit. Ne 100 mije lindje ne Kosove shenohen 12 vdekje ne radhet e nenave. 6% nuk din shkrim e lexim ku nga kjo shifer 66% jane te gjinise femrore ndersa 35% te asaj mashkullore.
UNDP se bashku me studentet e Universitetit Amerikan te Kosves AUK, kane promovuar Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit, ku ne baze te nje gare me punimin e ese-se me te mire me teme “Cili OZHM do te jete me se veshtiri te arrihet ne Kosove dhe pse?”, ku per punimet me te mira u shperblyen 3 studente.
“Eshte sfide e juaja qe te zhdukni varferine ne Kosve. Mendoni vetem sa biznese te reja do te mund te hapeshin dhe sa njerez do te puensoheshin po te ekzistonte vullneti i mire per kete. Ndaj Kosova nuk mund t’i lejoje vetes te humbase potencialin e cilit do prej njerezve te saj”, ka deklaruar Frode Mauring, perfaqesues i perhershem i UNDP-se ne Kosove.
Ligjvenesit kosovare, nepermjet nje rezolute vitin e kaluar miratuan Deklaraten e Mijevjecarit te Kombeve te Bashkuara, duke u zotuar se se bashku me presidencen dhe qeverine e Kosoves do t’i permbushin tete objektivat e kesaj deklarate ne te cilat perfshihet zhdukja e varferise dhe te analfabetizmit, si dhe respektimi i barazise gjinore.
Top Channel