EULEX, probleme vetem ne Mitrovice
20/02/2009 13:30
Vleresime pozitive per EULEX-it nga drejtuesi Iv De Kermabon. Ai ka deklaruar se shpreson qe misioni te funksionoje plotesisht deri ne fund te dimrit.
Gjate takimit te bordit bashkerendues per ceshtjet ligjore, ku mori pjese edhe zv/kryeministri Kuqi, De Kermabon tha se puna ka ecur mire dhe perjashtim ben vetem Mitrovica.
“Kemi ngritur veprimtarine tone gjyqesore ne cdo rajon, me perjashtim te veriut te Mitrovices. Gjyqtaret e EULEX -it kane filluar seancat degjimore dhe marrjen e vendimeve, ndersa jane te angazhuar ne veprimtari monitoruese dhe keshilledhenese. Ne fillim te shkurtit ka filluar edhe regjistrimi i mallrave ne portat nje dhe 31”, theksoi Kermabon.
Top Channel