Moszbatimi i ligjit ne qytetin e Mitrovices dhe mungesa e kontrollit doganor ka paralizuar shume biznese te banoreve te kesaj zone.
Problemet e shumta te biznesmeve kane shtyre keta te fundit qe te kerkojne ndihme nga institucionet pergjegjese.
Nje takim i mbajtur mes krereve komunale te Mitrovices dhe atyre te Odes Ekonomike te Kosoves, eshte vleresuar se nje nga problemet kryesore per biznesmenet mbetet edhe mungesa e energjise elektrike me reduktime te medha, sidomos ne zonen e Shupkovcit, ku jane te perqendruara nje numer i madh biznesesh.
Njoftohet se gjate takimit eshte biseduar per problemet e shumta, ku sipas zyrtarve komunale dhe atyre te bisneseve, te gjitha veshtiresit jane pasoje e situates politike qe eshte reflektuar ne te gjitha sferat e jetes.
Njoftohet se kryetari Bajram Rexhepi, iu ka premtuar pjesemarresve qe ne kuader te mundesive qe ka do te perkrahe dhe stimuloje bizneset e ketij qyteti, ne menyre qe te krijohen mundesi qe ata te arrijne sukses ne aktivitetin e tyre.
Nderkohe kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Besim Beqaj ka theksuar se eshte mese e nevojshme qe te stimulohen dhe perkrahen bizneset ne Mitrovice.
Po ashtu edhe Oda Ekonomike me qellim te lehtesimit te kushteve per bizneset kosovare, eshte duke punuar qe te arrihet nje marreveshje me komunat te cilat di t’i harmonizojne politikat e taksave ne nivel te vendit.
Top Channel