Shqiptaret e Malit te Zi kerkojne autonomi ne zonat e banuara prej tyre. Shqetesim per shqiptaret jane te drejtat themelore dhe ajo mbi pronen, te cilat ne jo pak raste jane cenuar rende.
“Ne presim qe te kete nje regjim territorial ku shqiptaret te adresojne kerkesat e tyre. Autonomia territoriale do te ishte zgjidhja me e mire”, deklaron kreu i shoqates se te drejtave te shqiptareve, Nikoll Camaj.
Por deputeti shqiptar ne Parlamentin malazez, Sinishta, thote se shqiptaret e Malit te Zi duhet te tregohen me te durueshem. “Ne duhet te presim. Nuk mund te ndodhe ne nje vit ajo qe nuk ka ndodhur per disa vjet. Shqiptaret duhet te kene besim dhe durim”, pohon Sinishta.
Ndersa shqiptari Angjell Gjocaj shprehet se te drejtat e minoriteteve ne Mal te Zi nuk respektohen, pavaresisht deklaratave te qeverise. “Mali i Zi ka rene dakord per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve dhe ka nje hapesire per t’i rregulluar. Por ndodh e kunderta pasi shqiptaret ne Mal te Zi nuk respektohen”, thote ai.
Shqiptaret ne Mal te Zi festuan te vecuar nga malazezet 1-vjetorin e pavaresise se Kosoves, kryesisht ne qytetet Tuz dhe Ulqin.
Top Channel