Obama: Rrugedalje e veshtire nga kriza

11/02/2009 03:15

Rrugedalja nga kriza financiare globale eshte e veshtire. Keshtu eshte shprehur presidenti amerikan Barak Obama duke komentuar renien e thelle te Wall Street gjate berjes publike te planit te ministrit te Thesarit per bankat.

“Nuk ka nje rrugedalje te lehte nga kriza ekonomike”, tha ai.

Kreu i Shtepise se Bardhe theksoi se eshte e nevojshme nje ndryshim radikal i kultures se sistemit financiar ne menyre qe asnje te mos mendoje se “bonusi prej 100 milione dollaresh eshte nje e drejte qe fitohet nga lindja”.

Bursa amerikane shenoi dje nje nder reniet e saj me te thella ku treguesi “Dow Jones” humbi 4.65 perqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA