Kalifornia bllokon shpenzimet publike

04/02/2009 03:35

Nga sot shteti i drejtuar nga Arnold Schwarzenegger ka nderprere pagimin e kontratuesve, enteve lokale dhe sherbimeve sociale te cilet arrijne nje vlere prej 3.5 miliarde dollaresh.

Jane nderprere edhe rimbursimet fiskale per komunat me nje vlere prej 2 miliarde dollaresh.

Kishte disa muaj qe autoritetet e Kalifornise kercenonin se do te nderpresnin pagesen ne mungese te nje nderhyrjeje ne buxhet, gje qe nuk u realizua.

Top Channel