Indonezi, shpetohen pas 21 ditesh ne det 200 persona

03/02/2009 11:10

Rreth 200 persona kane mundur te shpetohen nga nje anije pas 21 ditesh qendrimi ne det.

Lajmin e bejne te ditur zyrtare indoneziane. Dyshohet se personat i perkasin nje minoriteti mysliman, Rohingya, qe nuk njihet nga autoritetet ne Burma. Ky eshte grupi i dyte i banoreve qe mberrin ne Indonezi ne nje muaj.

Anija u zbulua nga nje grup peshkataresh. Ajo ishte tejmbushur me njerez, qe kishin prej ditesh pa uje dhe ushqim dhe gjendeshin ne meshire te fatit.

50 persona u derguan ne spital per shkak te dehidratimit.

Top Channel