
Irani vazhdon te mbaje nje qendrim te ashper edhe pse Izraeli vendosi armepushimin ne territoret e Ripit te Gazas. Teherani qe njihet per qendrimet ekstremiste ndaj shtetit hebre, ka theksuar se nese trupat izraelit nuk do terhiqen atehere nuk ka asnje garanci se luftimet do perfundojne.
Kete e beri te ditur diten e sotme ministri i Jashtem i Iranit, shtet i cili bashke me Sirine jane mbeshtetesit me te medhenj te Hamasit ne Lindjen e Mesme. Nderkohe, sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun ka mberritur ne Damask ku do takohet me presidentin Bashar.
Me pas ai do udhetoje drejt Egjiptit ku do zhvilloje nje takim me presidentin vendas Mubarak, ate francez Sarkozi si dhe kryeministrin italian Berluskoni. Ne nje kohe qe bisedimet per nje armepushim te qendrueshem jane futur ne kanalet diplomatike, kryeministri izraelit Olmert jep nje sinjal pak shpresedhenes. “Eshte nje paqe e brishte qe do te vleresohet me kohen”, ka theksuar Olmert, duke vene ne dukje se diten e sotme Hamasi e ka vertetuar kete.
Nderkohe, ne Gaza jane gjetur kufomat e 40 personave, disa prej te cileve jane femije. Lajmin e bejne te ditur burime te emergjences civile qe theksojne se trupat e pajete jane gjetur ne lokalitetin Beit Lahja.
Top Channel