Deputeti britanik konservator Mark Pritchard, ka kërkuar që Komisoni
Parlamentar Britanik për Standardet, të marrë në shqyrtim akuzat që i
janë bere nga gazeta “The Daily Telegraph”, se ai ka ofruar të
ndërmjetesojë për investime në Shqipëri, përmes kontakteve të tij
politike në vend.

Deputeti thekson se pretendimet e gazetes jane te rreme dhe se po konsultohet me avokatet e tij. Sipas gazetes, deputeti Pritchard, qe eshte anetar i grupit parlamentar per Shqiperine, dikur kryetar i tij, i ka thënë një gazetari qe pretendonte se ishte biznesmen gjate nje vizite ne Malte, se ai ishte ne gjendje te mundesonte investime, duke perporur kontaktet e tij politike ne Shqiperi.

Gazeta shkruan se ai ka kerkuar 3 mije sterlina ne muaj per konsulence dhe 3 per qind te shumes per çdo marreveshje. Ne fakt ai i ka thene gazetarit qe hiqej si biznesmen se ai nuk kishte lobuar dhe nuk kishte pasur shkembim parash. ‘The Daily Telegragh’, shkruan se deputeti i sugjeroi gazetarit qe pretendonte se ishte biznesmen se ai duhej te investonte  10 milione serlina per nje grup hotelesh ne Shqiperi, çka nenkupton se ai do te merrte me shume se 300 mije sterlina per investimin ne Shqiperi.

Duke folur per kontaktet e tij, deputeti britanik, sipas gazetes ka deklaruar se: “Te jem teresisht brutal, une njoh kryetarin e Bashkise, njoh Kryeministrin, njoh kryetarin e parlamentit”.
 
Z.Pritchard a ka vizituar Tiranen ne 2010, por i ka thene gazetarit se ishte ne kontakte te rregullta me politikane te larte, madje i ka derguar mesazh ne telefon Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, gjate nje takimi per te zbuluar se per çfare lloj investimesh ishin te interesuar autoritetet, shkruan ‘The Daily Telegragh’ e Londres.

Por gazeta nuk shkruan nese ka pasur kontakt apo shkembim mesazhes mes tij dhe Kryetarit te Bashkise se Tiranes, zotit Basha. Gazeta britanike ka filluar hetimin ndaj deputetit Mark Pritchard disa muaj me pare, pasi burime politike thane se ishin te shqetesuar, se ai mund te perdorte postin e tij si deputet per te perfituar financiarisht.

Gjate nje serie takimesh ne hotele me pese yje, klube private dhe restorante deputeti, sipas gazetes, ka ofruar marreveshje biznesi me nje seri vendesh te tjera. Deputeti ka deklaruar se nuk ka shkelur Kodin e Praktikes si deputetet dhe kontaktet e tij te biznesit nuk ishin te lidhura me punen e tij ne parlament. Ne shtator te ketij viti, z. Pritchard ka regjistruar zyrtarisht kompanine e tij “Mark Pritchard Advisory Limited”, prane autoriteve te parlamentit.

Deri me sot nuk ka kliente te regjistruar, shkruan gazeta.Sipas saj, deputeti ishte me shume i interesuar per investimet ne Shqiperi dhe sipas ‘The Daily Telegragh’ ka ftuar gazetarin qe te shkonte me te ne Shqiperi, jo ne kapacitet zyrtar se e njihnin te gjithe, por privatisht. Mark Pricharad i mohon tere pretendimet e gazetes dhe thote se po konsultohet me avokatet e tij. Ai eshte nje figure e mirenjohur ne partine konservatore britanike dhe kritik i kryeministrit Cameron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA