Gjykata Administrative, konsensus për draftin

26/04/2012 00:00

Komisioni i Ligjeve ka shënuar një tjetër rekord suksesi, kur paraditen e
së enjtes miratoi me konsensus ligjin për ngritjen e Gjykatës
Administrative.

Duke qene se ky ligj vendos një standard që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, diskutimi i tij mori nje kohe shume te gjate dhe hapi debate jo të vogla mes mazhorances dhe opozites. Por te dyja palet kane kapercyer mosmarrveshjet per dy nenet e fundit, qe percaktojne strukturen dhe organizimin e gjykates dhe miratuan ne menyre perfundimtare ligjin per Gjykaten Administrative. I kenaqur per hedhjen e ketij hapi, relatori socialist Armando Subashi, qe ka punuar intensivisht per miratimin e projektligjit tregon si do te jete e organizuar Gjykata Administrative.

“Gjykata Administrative është konceptuar në tre nivele, në shkalle te pare, apel dhe në Gjykatë të Lartë. Në shkallë të parë është konceptuar në 6 gjykata rrethesh, me nje apel dhe nje Kolegj Administrativ të vecantë në Gjykaten e Larte. Me këtë parashikim besoj ne kemi kenaqur edhe kërkesat e grupeve te biznesit, edhe kërkesat e grupeve të interesit, duke nisur që nga shoqatat e gjyqtarëve, që nga shoqata e avokatëve dhe kështu me radhë. Unë besoj dhe shpresoj që ne kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme, në funksion të dhënies të drejtësisë administrative”, tha Subashi.

Ky vendim ben te detyrueshem ndryshimin ne ligjin per Gjykaten e Larte, qe do te thote se atje do te shtohet numri i anetareve.  

“Kemi theksuar nevojën që Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, do të jetë një Kolegj i posacëm, çka do të thotë që gjyqtarët administrative duhet të jenë gjyqtarë të specializuar në këtë fushë dhe gjatë gjithë mandatit, në të cilën ata do të ushtrojnë detyrën e Gjykatës së Lartë, duhet të gjykojnë vetëm çështje administrative”, tha Subashi.

Besohet se te enjten e ardhshme, Ligji per Gjykaten Administrative do te miratohet ne Parlament, duke permbushur keshtu edhe nje nga 12 rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA