Rama: Qeveria kërcënon me varfëri

11/04/2012 00:00

Vlora ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama
në kuadër të fushatës së anëtarësimeve nga ku 900 të rinj dhe të reja
të FRESSH, nga qyteti bregdetar morën kartat e anëtarësimit.

Zoti Rama është ndalur në problemet sociale që po ndeshen shqiptarët, si varfëria, korrupsioni, papunësia, duke i cilësuar si aleatët e kësaj qeverisje me qëllimin final për t’i nënshtruar siç, tha Rama, e mbajtur sa më të varfër e më pas ta ketë të lehtë, t’i kërcënojë me bukën e gojës.

“Ndërkohë që po vija në Vlorë, nuk kisha se si mos të mendoja se po vija nga rruga e bërë fillim shekullin e shkuar nga austriakët. Ndërkohë në 100-vjetorin e Pavarësisë shqiptarët nuk e kanë ende një rrugë europiane për të shkuar në qytetin e pavarësisë. Për këtë arsye fola edhe me kryetarin e Bashkisë, dhe i thashë, që me 27 nëntor do t’i cojmë tek dera e Këshillit të Ministrave 16 kuaj që qeveria të vijë të nesërmen në Vlorë për të festuar pavarësinë nga rruga që nuk e kanë ndërtuar, por që ka mbetuar ajo që ishte që në kohën e austriakëve. Shpëtimi tha ‘dakort por duhet të sigurohemi të mos na i vjedhin kuajt'”, tha Rama.

E që situata e varfërisë, papunësisë, ajo e dyerve që u mbyllen përditë në konkurrencë të ndryshojë, tha Rama, të rinjtë vlonjatë dhe të gjithë Shqipërisë nuk duhet t’ja delegojnë askujt por të luftojnë në vetë të parë pasi ndryshimin mund ta sjellin vetë ata.

“Keni dëgjuar se programi ynë quhet ‘Për një Rilindje Shqiptare’, e pra unë ju them se për një ‘Rilindje Shqiptare’, nuk është një titull i bukur për programin tonë, por është një vision për rrugën tonë të përbashkët. Programi është instrumenti që do të na mundësojë ta hapim këtë rrugë për të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që e meritojnë një rilindje shqiptare dhe Shqipëria është Atdheu i përbashkët i të gjithëve dhe nuk mund të jetë kurrë prona e një grushti njerëzish”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA