Rrjetet sociale ishin origjina e Pranverës Aarabe, nga Tunizia ne Egjipt
dhe Libi, ku ndryshimi si një ortek rrezoi diktatoret e tyre.
Interneti frymezoi protestat anti-Putin në Rusi, ose u be streha e një mendimi alternativ qe kundershtonte autoritetet qe drejtojnë vendin. Aktori i famshëm George Clooney u arrestua per tre ore ndersa protestonte prane ambasades se Sudanit në Washington.
Cdo kauze kerkon protagonistet e saj dhe zerit te tyre u bashkohen me pas dhjetera, qindra, mijera apo milione. Fenomeni “Kony 2012”, është parë-permes internetit- nga 82 milione njerez në mbarë globin. Jehona e tij mori permasat e një cunami që përpiu çdo rrjet social, Youtube, Facebook, Twitter, u klikua nga miliona perdorues dhe beri te njohur famekeqin Xhosef Koni, masakrat e kryera nga “Ushtria e Rezistences se Zotit”, LRA, ne veri te Ugandes, Republiken Demokratike te Kongos dhe Sudanin Jugor, perfshire rrembimin e mbi 60 mije femijeve.
Djemte shnderroheshin ne luftetare, ndersa vajzat ne skllave seksi dhe ata qe nuk pranonin apo benin rezistence u priheshin veshet, buzet, hunda apo vriteshin.
Filmi i regjisorit Xhejson Rasëll, nje prej themeluesve te shoqates jo fitimprurese “Invisible Children”, rrefen historine e Jakobit, te cilin e kishte njohur 10 vjet më parë ne Uganda. Eshte historia e nje djali qe po vraponte për jeten. Kishte pare vellanë t’i pritej fyti nga rebelet, ne perpjekje per t’i shpetuar. Rrefimi i tij-pavaresisht endrres per t’u bere avokat – nuk sheh shprese. Per Jakobin me mire do ishte te vdiste, per t’i shpetuar njerezve te Konit. Xhozef Koni prej 26 vjet rrembente femije madje i detyronte te vrisnin dhe prinderit e tyre.
Koni- i pari ne listen e Gjykates Penale Nderkombetare duhet ndaluar thote kryeprokurori, Luis Moreno Ocampo dhe kesaj thirrje i jane bashkuar shume njerez te famshem ne te gjithe boten, Oprah ëinfrey, Bill Gates, Angelina Jolie, Rihanna, Lady Gaga e shume te tjere. Dhe duke nisur nga premtimi Jakobit, ‘Invisible Children’ nisen aksionin, duke e bere te famshem Konin per mizorite e tij.
Me kontributet e të rinjve vullnetare, ne Uganda u ngriten shkolla apo radio. Pas takimeve me kongresmenet amerikane u arrit deri ne dekretin e Presidentit te Shteteve te Bashkuara Barak Obama ne tetor te vitit 2011, per te nisur 100 keshillues ushtarak ne Uganda, Sudanin Jugor, Republiken e Afrikes Qendrore dhe republikes Demokratike te Kongos per te ndihmuar ne kapjen e Konit.Por jo pak kritika e ndoqen filmin, i cilesuar nje pasqyre bardh e zi, pa i inkurajuar shikuesit te mesojme me shume per situaten, me fakte te manipuluar per qellime strategjike duke ekzagjeruar shkallen e rrembimeve te Ushtrise se Rezistences se Zotit. Kryeministri i Ugandes, Amama Mbabazi kritikoi filmin duke thene se krijon nje pershtypje te gabuar te jetes ne Uaganda,
ku prej gjashte vjetesh ka perfunduar lufta.
Nga cfare shihet aty -tha ai duket- sikur Koni eshte ne Uaganda ku konflikti vazhdon ende, nderkohe qe ushtria e tij eshte shperbere. Ai i ftoi te gjithe njerezit e famshem qe e mbeshtesin nismen per te kapur Konin, ta vizitojne Uganden dhe ta shohin me syte e tyre. Asnje zgjidhje nuk vjen permes indiferences. Interneti, ky medium i lirise po deshmon se duhet jemi bashke per cdo kauze te drejte, duke i shtuar asaj zerin tone. Ka ardhur koha që rrjetet sociale të mos shihet si dicka e thjeshte, por nje mjet i ri për përmiresimin e botes dhe qellimi i perbashket gjen gjithmone zgjidhje….
Top Channel