Iran, sulm me bombë vritet shkencëtari

11/01/2012 00:00

Një shkencetar i njohur iranian, që punonte në centralin e Natanzit u vu
në shenjester të një sulmi me bombë. Mostafa Ahmadi-Roshan, profesor ne
Universitet humbi jeten pas shperthimit të një bombë manjetike, qe u
vendos në makinën e tij nga nje motociklist. 

Atentati ndodhi në orën 8.30, të mengjesit në afërsi të rrugës “Gol Nabi”, pranë Universitetit “Allameh Tabatai” në veri të kryeqytetit Iranian. Dy persona te tjere mbeten te plagosur. Fill pas ngjarjes, zevendesguvernatori i Teheranit, Safarali Baratloo, akuzoi Izraelin, se qendron pas vrasjes se 32-vjeçarit.

“Bomba ishte magnetike dhe e njejta është përdor më parë për vrasjen e shkencetareve te tjere – tha- kjo eshte veper e zionisteve”. Deshmitaret treguan se kane pare dy persona ne nje motociklete për të vendosur bombë në makinë.

Sipas agjensisë së lajmeve, FARS, Ahmadi-Roshan ishte diplomuar ne industrine e naftes dhe mbikeqyrte punimet në centralin berthamor te Natanzit, në Isfahan, ku kryhet pasurimi i uraniumit.

Sulmi i fundit vjen dy vjet pas vrasjes se 50-vjeçarit Masud Ali Mohamad, profesor ne Universitetin e Teheranit, i cili u vra nga nje bombe me telekomande, pak pasi doli nga shtepia ne Teheran me 12 Janar të vitit 2010. Ka mbetur ende e paqarte, nese sulmi kishte ndonje sfond politik, sepse-sic raportohet- ai kishte lidhje me kandidatin e opozites per presidenti. Megjithate, ne gusht te vitit 2011, iraniani Maxhid Xhamali Fashi u denua me vdekje per vrasjen. Autoritetet shteterore thane se ai ishte paguar nga Mosadi, sherbimet e inteligjences izraelite. Por izraeli nuk beri komente mbi keto pretendime.

Top Channel