Iran, ka nisur pasurimi i uranimit

09/01/2012 19:50

Irani ka nisur procesin e pasurimit të uraniumit në një qendër të fortifikuar rëndë pranë qytetit të shenjtë të Qomit, konfirmoi Organziata e Kombeve të Bashkuara.

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA – në anglisht), argumentoi se procesi ka nisur në reaktorin e Fordos.

Irani pretendon se është duke kryer një pasurim të mesëm të uraniumit, për ta çuar atë në nivelet e përshtatshme për përdorim civil, por njëkohësisht, ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të armëve bërthamore.

Ekzistenca e impiantit nëntokësor të Fordos u zbulua vetëm pasi u identifikua nga agjensitë perëndimorë të zbulimit, në shtator 2009.

Teherani nisi punën për kompletimin e procesit në 2007-n, edhe pse IAEA beson që zanafilla e tij të jetë edhe 1-2 vjet më e hershme. Korrespondenti i BBC-së në Iran, James Reynolds, shprehet se ngrehina ka tërhequr shumë dyshime rreth vetes, pasi në mbrojtje të saj janë vendosur edhe disa divizione elitë të ushtrisë iraniane.

Nëntokë, ai është i mbrojtur nga sisteme modern kundërajrore, që e bëjnë tepër të vështirë goditjen e tij nga ajri. Më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk kanë dhënë garanci për mossulmimin e Iranit.

Sipas IAEA-s, “Irani ka nisur pasurimin e uraniumit deri në nivelin 20%”. Komunikata e Agjensisë që operon me mandat të OKB-së erdhi në një ditë tensionimi të ri të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Teheranit, pasi një shtetas me pasaportë amerikane u dënua me vdekje në Iran, pasi sipas autoriteteve, pranoi akuzat e spiunazhit në interes të CIA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA