Europa “flet” gjermanisht

16/11/2011 00:00

E gjithe Europa tani flet gjermanisht.Në mesin e krizës së borxheve që
po gjunjëzon bllokun, Berlini ka nisur te shfaqet si lider dhe
pretendimet kontroverse te Angela Merkelit se te gjitha vendet e BE-se
duhet te ndjekin kryesimin gjerman, kane shkaktuar reagime.

Ne shenjestren e komenteve te kancelares ishte me se shumti Britania, qe per Merkel, duhet te tregohet me pak egoiste kundrejt Bashkimit Europian. Tensionet gjermano-britanike mbi menyren sesi duhet menaxhuar kriza e borxhit jane thelluar akoma me shume.

Perpara nje takimi me David Cameron, Merkel tha se nuk do te lejoje qe Londra t’ia hedhe paq me refuzimin e saj per te mbeshtetur taksen e transaksioneve financiare europiane.

“Britania, – tha shefja e Unionit Kristian Demokrat, – ka pergjegjesine e saj per ta kthyer Europen ne nje sukses”. Edhe me tej e con kete linje nje prej aleateve te saj me te ngushte, Volker Kauder, i cili insiston se fakti qe Mbreteria e Bashkuar e ka per detyre te ndihmoje Eurozonen, edhe pse vete eshte jashte zones se Euros.

“Komentet e tij,- shkruan shtypi britanik,- do te terbojne konservatoret ne Londer te cilet kembengulin se zgjidhjet e propozuara nga Merkel per ngercin e Eurozones kercenojne te terheqin ne gremine edhe ekonomike britanike”.

Ne zemer te ketij debati qendron taksa Tobin, apo taksa Robin Hood, sic e quajne ndryshe, e cila ka marre mbeshtetjen e presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe disa shoqatave te rendesishme bamiresie ne Britani.

Por Londra zyrtare i ka bere rezistence implementimit te saj pa u perkrahur me pare nga Shtetet e Bashkuara apo ekonomi te tjera te medha. Taksa mbi transaksionet financiare shihet si instrument i efektshëm kundër spekullimeve dhe si menyre per shmangien e krizave te ardhshme financiare. BE-ja shpreson qe nga vendosja e saj te siguroje deri ne 20 miliardë euro të ardhura në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA