Italia nën monitorimin e FMN-së?

04/11/2011 00:00

Do të vihet apo jo Italia nën monitorimin e Fondit Monetar Ndërkombetar
lidhur me realizimin e angazhimeve të marra për reformat strukturore, në
fushën e pensioneve dhe të tregut të punës, të gjitha këto manovra që
synojne uljen e deficitit.

Duket se eshte kjo çeshtja me e diskutuar sot, kur po qarkullojne dy versione te kunderta.Ne mengjes heret agjencia britanike e lajmeve Reuters, ne baze te disa burimeve te rendesishme te Bashkimit Europian, ben te ditur se Italia ka pranuar te monitorohet.

I njëjti burim specifikon se “me klimen e përgjithshme te mungeses se besueshmerise se Italise, çdo pengese apo vonese e vogel, rendohet dhe perkeqeson gjendjen, prandaj tregjet nuk mund te kene besim”.Por menjehere pas këtij lajmi, Roma zyrtare nuk pohon lajmin.

Por ne menyre te terthorte mberrin nje gjysme pergenjeshtrim: Italia eshte e gatshme te kerkoje mendime dhe këshilla nga ana e FMN-se vetem mbi zbatimin e manovrave qe do te aprovohen.Me sa duket përpjekjet e medha te kryeministrit italian Silvio Berlusconi per t’i garantuar aleateve evropiane se do te respektoje angazhimet e marra, nuk kane sjelle frytet e pritura.

Megjithëse ai arriti te deklaroje dje se do te kerkoje votëbesimin ne Parlament per dekretin e reformave ekonomike, gje teper e rrezikshme tani qe nga radhet e shumices po verifikohet nje hemorragji deputetesh, besimi evropian tek Italia mbetet shume i lëkundur. Deshmi jane fjalet e presidentit francez Sarkozy, i cili gjate konferences per shtyp, kur foli per Italine deklaroi: masat e paraqitura jane pozitive, por duhet forca politike per t’i realizuar.

Top Channel