Policia maqedonase ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar të tregëtisë me drogë. Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30 policia ka konfiskuar 10 kilogram heroinë me kualitet të lartë në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
34 vjecari nga Tetova, Jovica Janevski, heroinën e kishte fshehur në makinën e tij të tipit ‘Lada Niva’. Droga duhej që përmes Shqipërisë të transportohej për në Itali. Policia ka arritur të ndalojë vetëm drejtuesit e makinës ndërsa organizatori i transportit, Vace Cvetkov, është në arrati.
“Bëhet fjalë për sasi të heroinës me kualitet të lartë e cila në treg zi vlen mes 200 dhe 350 mijë euro, por duke pasur parasysh pastërtinë e saj me përzierjen e materialeve neutrale mund të fitohet sasi më e madhe e cila dyfish do ta rrisë çmimin”, thotë Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.
Dy të akuzuarit janë të njohur për policinë pasi kundër tyre edhe më herët janë proceduar padi për vepra të ngjashme. Ministria e Brendshme po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe vërtetimin e identitetit të personave tjerë të përfshirë.
Top Channel